Plagosen nënë e bijë në Fushë-Kosovë, dëshmitarët: Vajza tentoi të shpëtonte të ëmën

28/01/2023 14:03

Një grua dhe vajza e saj janë plagosur sot në Fushë-Kosovë, ngjarje kjo që ka tronditur komunitetin e zonës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një burrë rreth të 70-tave i është afruar dy grave e ka shtënë mbi to me armë zjarri.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti u shpreh se me të marrë informacionet e para mbi episodin, forcat e policisë janë nisur me urgjencë drejt zonës dhe kanë “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Ajo sqaroi se dy gratë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor jetën, ndërsa pohoi se personi i dyshuar për sulmin është identifikuar tashmë, por ai është në arrati dhe policia është vënë në kërkimin e tij.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se shënjestra e agresorit ka qenë gruaja e moshës 60-vjeçare. E bija 40 vjece ka tentuar të hyjë në mes e të mbrojë të ëmën, duke mbetur e plagosur edhe vetë.

Mendohet se dy gratë kanë lidhje familjare me të dyshuarin, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes, vazhdon.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA