Në pranga u vu një 25-vjeçar, i cili e kishte kthyer lokalin e tij në ambient për luajtjen e lojërave të fatit.
Pas kontrolleve të kryera në ambientet e biznesit të të riut me iniciale Xh. L., në Shkodër, u gjetën dhe sekuestruan tre makineri që përdoreshin për lojërat e fatit.
Për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” materialet i kaluan Prokurorisë.
Njoftimi i plotë:
Malësi e Madhe/Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.
Vihet në pranga pronari i lokalit. Sekuestrohen 3 makineri për lojëra fati.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontolleve për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, menjëherë është organizuar puna dhe është ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit Xh. L.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan 3 makineri që përdoreshin për të luajtur lojëra fati.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të lokalit, shtetasit Xh. L., 25 vjeç, banues në fshatin Goraj, Malësi e Madhe.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Top Channel