Largimi nga fshati/ Në shkollën e Drizarit në Mallakastër kanë mbetur vetëm pesë nxënës
28/01/2023 12:30
Fshati Drizar në Mallakastër dikur fshati ka patur rreth 1500 banorë, ndërsa sot kanë mbetur jo më shumë se 80 shumica të moshuar.
Shkolla e fshatit frekuentohet vetëm nga pesë nxënës që bëjnë mësim kolektiv me një mësuese.
“S’ka as të rinj. Kemi ngelur mes katër rrugëve. Një djalë kam andej pa dokumnta, dërgon me shokët”, u shpreh një banore.
Ndërsa vështirësitë ekonomike mbeten faktori kryesor i largimeve, banorët e mbetur në fshat thonë se prej vitesh tokat kanë mbetur djerrë.
“Të rinj nuk ka kanë ikur. Do të hamë, ku të vemë”, tha banori. “Shkollën e kemi larg. Kanë ngelur vetëm pleqtë. Unë ua bëj furnizimin me furgon, edhe për ujin”, u shpreh një tjetër.
Top Channel