Foto ilustruese

23-vjeçari Gentian Cenaj është vënë në pranga, pasi plagosi një të ri pas konflikti për motive të dobëta.

Pasi e goditi me mjet prerës në pjesë të ndryshme të trupit 25-vjeçarin me iniciale A. H., ai u largua nga vendngjarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë raporton se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Audi”, i cili i përkiste autorit.

I plagosuri ndodhet në A. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA