Weston McKennie largohet nga Juventusi. Mesfushori amerikan nuk është thirrur për ndeshjen e shtëpisë ndaj Monzas, pasi, siç bëri të ditur Allegri në konferencën për shtypin, klubi i Juventusit ka arritur marrëveshje për transferimin e tij.
McKennie do ta vijojë sezonin në Premier League me fanellën e Leedsit, ku do të lëvizë me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes, e cila do të bëhet detyrim kur të plotësohen disa kushte. Në përgjithësi, operacioni duhet të mbushë me 30 milionë euro arkat e Juventusit.
Titullar në ndeshjet e fundit si anësor i djathtë, McKennie mbërriti në Torino në verën e vitit 2021 nga Schalke 04, por ai kurrë nuk e ka bindur plotësisht Juven.
Siç shpjegoi Allegri, shitja e McKennie-t nuk nënkupton një rikthim në merkato nga klubi i Juventusit. Trajneri nga Livorno mund të ndryshojë modulin e lojës duke qenë se vetëm Cuadrado, De Sciglio dhe Soulè mbeten në dispozicion të tij në krahun e djathtë.
Top Channel