Një 49-vjeçar është hetua në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi 42,300 euro në Aeroportin e Rinasit.

Gjatë kontrollit që iu bë në bagazhe shtetasit me iniciale J. M., banues në Tiranë, u gjetën paratë për të cilat nuk kishte dokumentat e nevojshme.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA