Grupimi i Berishës ka dorëzuar në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve.

Flamur Noka dorëzoi shkresën në protokollin e KQZ në emër të PD, por do jetë Komisioneri Celibashi që do vendosë në një seancë publike nëse do t’i pranojë apo jo.

Edhe grupi i Alibeajt ka njoftuar se do të dorëzojë komisionerët në emër të PD-së ditën e hënë.

Partia Socialiste pritet t’i dorëzojë të shtunën komisionerët e saj.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka thënë se mes grupimit Berisha dhe atij Alibeaj, ai do të njohë partinë e regjistruar në regjistrin e partive në gjykatë. Kujtojmë se zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 14 maj.

NJOFTIM PËR SHTYP

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka i ka dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi propozimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në vijim të shkresës nr. 186 prot., datë 16.01.2023 si dhe bazuar mbi parashikimet e nenit 29 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, si dhe Vendimit nr. 06. dt.
09.01.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023″, lutem gjeni bashkëlidhur listën e plotë dhe dokumentacionin përkatës të komisionerëve dhe sekretarëve propozime të Partisë.

Demokratike të Shqipërisë.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Top Channel