Video/ Kandidati për Shtëpinë e Bardhë nuk ndërpret fjalimin kur të shoqes i bien të fikët panë podiumit të njoftimit (fotot)

27/01/2023 17:54

Një biznesmen nga West Virginia që po kandidon si president i SHBA, është kritikuar në rrjet për reagimin e ngadaltë kur gruas së tij i ranë të fikët papritur, teksa i qëndronte në krah për njoftimin.

Republikani Rollan Roberts II ishte duke njoftuar zyrtarisht kandidaturën e tij për president më 20 janar, kur gruaja e tij pesë muajshe shtatzënë Rebecca Lea Roberts, humbi ndjenjat e u shemb përdhe.

Në pamje shihet një ndihmës i politikanit që tenton ta ndihmojë të mos bjerë, por ajo ra bashkë me flamurin amerikan që kishte pranë.

Pas rreth pesë sekondash shumë të gjata, Roberts më në fund lë fjalimin dhe shkon pranë të shoqes.

Me të drejtë ai është kritikuar e tallur në rrjetet sociale për reagimin e pasigurtë në momentin e sikletshëm për të shoqen.

Çuditërisht një tjetër republikan që kandidon për President ishte duke folur në një event ku bashkëshortja humb “ndjenjat në sfond,” shkruante Santiago Mayer, aktivist politik, në një koment e video në rrjetin Twitter.

“Ai nuk e do gruan, ndryshe nuk do të kishte dashur aq shumë kohë për t’i shkuar pranë!” tha një komentues në Twitter .

“E çuditshem sesi kater njerëz shkuan për ta ndihmuar para se të shkonte vetë burri i i saj,” tha një tjetër.

“Kush dreqin është ky Rollan Roberts njëherë? E dyta, si ka mundësi që është personi i fundit që lëviz kur të shopes i bien të fikët???” shkruante një i tretë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA