Dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr, duke goditur njëri-tjetrin këtë mbrëmje në Kamëz.
Sherri, shkaqet e të cilit nuk dihen, ka ndodhur në ambientet e një lokali.17-vjeçari me iniciale R.S. dhe 18-vjeçari me iniciale A.D. janë konfliktuar dhe si pasojën e plagëve të marra janë dërguar në spital.
Këtë të premte, sherr mes disa të rinjve u raportua dhe në zonën e Kombinatit. 24-vjeçari me inicialet A. T., 24 vjeç, 19-vjeçari me iniciale A. L. dhe bashkëmoshatari i tij, shtetasi me iniciale J. Ll. u konfliktuan për motive të dobëta.
24-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të rinjtë e tjerë janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel