Rezidentët dhe arkitektët refuzojnë shkatërrimin e ndërtesave të viteve 1960-të në Francë (fotot)

27/01/2023 20:49

Një grup arkitektësh e rezidentësh janë mobilizuar në qytetin francez të Toulouse për të kundërshtuar shkatërrimin e 1,400 banesave të ndërtuara në vitet 1960, duke denoncuar projektin me pasoja të rënda ekologjike e ekonomike.

Arkitekti Michel Retbi tha se emetimet e shkatërrimit janë disa herë më të mëdha se procesi rehabilitimit të tyre.

“Nëse shkatërrohen ne nuk dimë në çfarë kushtesh ato do të rindërtohen. Strukturat kanë ajrosje dhe ventilim natyral, ndërsa fasadat e tyre mund të rikonstruktohen lehtësisht”.

“Ngrohja e tyre nuk është e shtrenjtë”, tha rezidenti Jacques Rovaris, duke shtuar se nuk e kuptonte se përse duhen shkatërruar banesa kaq efektive dhe të rehatshme për banorët.

Kryebashkiaku i rajonit Gaetan Cognard gjithashtu mbështeste nismën duke thënë se shkatërrimi duhet minimizuar në mënyrë që të shtohen materialet e riciklueshme.

“Nëse rindërtojmë mund të ketë standarde më të mira por ruajtja e ndërtesës ka reduktim të gazeve me efekt serë”, shtoi ai.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA