Nëna italiane vjen me imazhin e trupit të copëtuar të së bijës në bluzë, në gjyqin e vrasësit në Itali (fotot)

27/01/2023 16:31

Nëna e një vajze 18-vjeçare ka marrë pjesë dje në gjyqin e vrasësit të saj e veshur me një bluzë me foton e trupit të copëtuar të së bijës.

Duke shpjeguar përse e bëri, gruaja qe kërkon drejtësi tha: “Është e dhimbshme të shohësh ato imazhe, por nuk kisha zgjedhje tjetër”.

Alessandra Verni kërkon drejtësi prej pesë vitesh për vrasjen makabre të së bijës, teksa autori i quajtur Innocent Oseghale refuzon akuzat e ka sulmuar seksualisht para se ta vriste. Nëse apel i tij ka sukses, dënimi me burgim të përjetshëm mund të reduktohet.

Verni lufton betejën e saj me sistemin e drejtësisë që prej vitit 2018, teksa shtyrjet e apelimet nuk po i japin fund përpjekjes së saj për të bijën, trupi i së cilës ishte copëtuar nga Oseghale.

Nëna tha se “nuk duronte dot më” kur gjyqi u shty përsëri vitin që shkoi, prandaj dje mbante bluzën e printuar, me të cilën u përball me Oseghale në gjykatë.

“Çdo natë që bie të fle më del Pamela në ëndërr, prandaj ua tregova të gjithëve atë foto”, tha gruaja për të përditshmen La Stampa.

Alessandra Verni shtonte: “Pas pesë vjetësh po humbas besimin te drejtësia dhe desha të bëj një thirrje zgjimi”.

“Dua të di përse Oseghale të hetohet nga fillimi, duke hedhur dyshime mbi dhunën seksuale apo mundësinë e një reduktimi të dënimit, po dhuna e ushtruar prej tij, nuk meriton dënimin e përjetshëm?”

Nëna e Pamela Mastropietro mori pjesë në seancën e apelit në Perugia me bluzën ku ishte një foto e bërë nga autopsia e mjekësisë ligjore, shkruante La Stampa.

Verni ka apeluar dënimin e Osenghale, teksa ka thënë për La Stampa, se “ai ishte me njerëz të tjerë ditën kur u vra Pamela. “Asnjë nuk është duke i kërkuar këta njerëz”.

Bluza e veshur dje nga gruaja tregonte kokën e prerë të Mastropietro, dhe një seri fotosh të bashkuara që tregonin sesi pjesët e copëtuara nga vrasësi, formonin trupin e viktimës.

Mastropietro u vra pasi kishte dalë nga një qendër mbështetjeje sociale në Macerata në rajonin Marche në fillim të 2018.

Duke ecur në këmbë ajo ishte përpjekur të gjente droga në Macerata kur dhe u takua me Oseghale, i cili ishte një shpërndarës i vogël drogash asokohe 29 vjeç.

Një ditë më vonë në dy valixhe të hedhura në një pellg kalimtarët gjetën trupin e copëtuar të vajzës..

Oseghale se kishte tentuar t’i shiste droga Pamela Mastropietro para se ta ndalonte duke e mbajtur peng, ta përdhunonte e ta vriste me thikë.

Oseghale u akuzua dhe dënua për vrasje, sulm seksual, fshehje të provave dhe copëtim të trupit.

FOTO GALERI
3/7
Innocent Oseghale refuzon akuzat e ka sulmuar seksualisht para se ta vriste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA