Gruaja paguan 20,000 paundë për të eliminuar të dashurin e martuar, pas fundit të lidhjes së shkurtër (fotot)

27/01/2023 18:53

Një grua në Britani akuzohet se ka paguar një vrasës profesionist 20,000 paundë për të vrarë ish-të dashurin e saj pas mbylljes së një historie të shkurtër mes tyre.

Helen Hewlett është e akuzuar në gjyqin e gjykatës së Norwich, ku gruaja është përshkruar si e fiksuar me Paul Belton pasi ata kishin qenë intimë me njëri-tjetrin gjatë një episodi brenda në makinë.

Dyshja ishin njohur duke punuar në fabrikën e prodhimit të ushqimeve të ngrira Linda Mcartney në Norfolk.

Belton, 50-vjeçar, baba i martuar, raportohet se më pas ishte penduar për historinë e shkurtër me të akuzuarën, dhe i kishte dhënë fund shpejt.

Por 43-vjecarja nënë e një fëmije nuk hiqte dorë dhe e bombardonte me mesazhe dhe email-e, si dhe duke bërë postime për të në rrjetet sociale.

Kur Belton ka punën dhe u zhvendos në fabrikën e konfeksioneve Kinnerton në Fakenham, Në gjykatë u tha se dhe Hewlett e la punën duke kërkuar të vazhdonte lidhjen me të.

Gruaja kishte nisur punë në fabrikën e çokollatave ku punonte Hewlett, i cili vazhdonte t’i shmangej dhe të mos i vinte mend mesazheve të saj të pandalura.

Prokurori tha se “gruaja ishte e vendosur të shkatërronte reputacionin e tij në punë,” dhe Belton u këshillua të njoftonte policinë.

Duke dhënë dëshminë e tij në gjykatë Belton se përse nuk i kishte treguar familjes për hetimet: “Fillimisht ishin vetëm me email dhe nuk ndjehesha i kërcënuar.”

Por në një prej rasteve dikush ishte ankuar ne pune se ai kishte bërë “komente homofobe e raciste” dhe hetimet duhet të nisnin.

Rrjedhimisht familja e Belton mësoi për çështjen, teksa babai tregonte: “Kur shkova në shtëpi fëmijët ishin të zemëruar e të lënduar, edhe gruaja ishte e zemëruar që nuk i kisha treguar më herët”.

Por gjërat vetëm u përkeqësuan prej këtej dhe Heëlett nisi të përdorte “rrjetin e errët” në internet për të gjetur dikë që ta eliminonte ish-të dashurin.

Në gjykatë u tha se ajo përdori të gjitha kursimet dhe mori hua për të blerë Bitcoin, me të cilat do të paguante pa u gurmuar vrasësin në rrjetin ‘Online Killers Market’.

Prokurori tha se Hewlett i kishte thënë vrasësve: “Është thelbësore që të duket si një aksident.”

Por ajo u arrestua pas një denoncimi në polici dhe më vonë u mësua se po kërkonte për “aksidente fatale në zonë” për të zbuluar nëse Belton ishte eliminuar.

Juria dëgjoi të thuhej se Hewlett i kishte dërguar ish-të dashurit disa mesazhe para se të angazhonte vrasës me pagesë, duke përfshirë dhe një në të cilin thuhej: “Shpresoj t’ia ketë vlejtur. Nuk je asgjë, përveçse një arrogant i neveritshëm.”

Në të tjera email-e që kalonin të palexuara, gruaja i lutej të takoheshin, duke i thënë: “E di që jam ndoshta personi më i fundit që dëshiron të takosh.”

Hewlett tha më tej se ‘nuk donte të shkonte deri në fund me planin’, por prokurori tha se “asgjë nuk ishte fantazi”.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
3/3
Dyshja ishin njohur duke punuar në fabrikën e prodhimit të ushqimeve të ngrira Linda Mcartney në Norfolk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA