Gjobitet sistemi shëndetësor për vdekjen e bebes 23 minuta pas lindjes në Britani (fotot)

27/01/2023 17:06

Një agjenci e sistemit shëndetësor britanik është gjobitur 800,000 paundë pasi pranoi përgjegjësinë për neglizhence të kujdesit ndaj nënës dhe bebes, teksa e vogla vdiq 23 minuta pasi kishte lindur.

Wynter Sophia Andrews vdiq tragjikisht në krahët e prindërve të saj Sarah e Gary Andrews, më 15 shtator 2019, më pak se gjysmë ore pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Nottingham në veri të Britanisë.

Dje në seancën dëgjimore të grupit të menaxhon spitalet universitare të Nottingham, u pranuan dy akuza ndaj një personi për mohim të kujdesit dhe trajtimit të sigurtë mjekësor, duke rezultuar në lëndim dhe vdekje.

Zyrtarët thanë se kjo është gjoba më e rëndë e vendosur ndonjëherë ndaj degëve maternitare te spitalit. Në gjykatë u tha se Wynter kishte vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit në tru.

Prokurori Ryan Donoghue, theksoi dështime të shumta dhe serioze në kujdesin ndaj zonjës, që vinin edhe si rezultat i mungesës së stafit të mamive që kujdeseshin për të, të cilat kishin gjithashtu një tjetër paciente në lindje per t’u kujdesur.

Gruaja kishte ardhur në spital më 14 shtator në ditën e planifikuar të lindjes, për shtatzaninë që kishte shkuar pa komplikacione.

Kur zonjës Andrews i erdhën dhimbjet, rrahjet e zemrës së Wynter përshkruheshin të dyshimta nga doktorët dhe u mor vendimi për ta lindur me prerje cezariane.

Pas disa komplikacioneve e vogla kishte lindur në gjendje të dobët dhe më pas vdiq tragjikisht.

Donoghue tha në gjykatë se institucioni ‘nuk ishte siguruar që stafi të ishin të ndërgjegjshëm dhe të trajnuar si duhet’ për kujdesin ndaj nënave në pritje.

Zyrtarët kishin pranuar dështimet e tyre para vendimit të gjykatës, por përvec gjobës nuk duhet se çfarë masash janë marrë ndaj tyre.

FOTO GALERI
3/3
Gruaja kishte ardhur në spital më 14 shtator në ditën e planifikuar të lindjes, për shtatzaninë që kishte shkuar pa komplikacione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA