Disa izraelitë të vrarë nga sulmi pranë sinagogës në Jeruzalem (fotot)

27/01/2023 21:19

Një sulmues palestinez ka hapur zjarr mbrëmjen e sotme jashtë një sinagoge në Jeruzalemin lindor, sipas raportimeve duke lënë gjashtë të vrarë dhe katër të plagosur, në një nga sulmet më të rënda ndaj izraelitëve vitet e fundit.

Sulmi u ndal kur autori u qëllua nga forcat izraelite të sigurisë.

Zhvillimi vjen një ditë pasi ushtria izraelite vrau nëntë palestinezë në një prej bastisjeve të tyre në Bregun Perëndimor, duke shtuar gjasat për vijim të sulmeve të hakmarrjes.

Shërbimet izraelite të sigurisë konfirmuan pesë vdekje në sulmin pranë sinagogës në koloninë izraelite të Jeruzalemit, që pritet të përshkallëzojë konfliktin e rëndë mes ushtrisë hebreje dhe territoreve të pushtuara palestineze.

Policia tha se sulmuesi ishte “neutralizuar,” në një term tipik të përdorur prej tyre për të treguar se autori është vrarë.

Prej vrasjeve të djeshme nga ushtria, demonstrata spontane janë zhvilluar në pika të ndryshme të Bregut Perëndimor teksa palestinezët marshuan për të varrosur 10 të vrarët nga ushtria izraelite.

Përplasjet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve shpërthyen dje gjatë funeralit të një 22-vjecari palestinez në veri të Jeruzalem që solli sulmin e ushtrisë në kampin e refugjatëve në Xhenin.

Militantë në Gaza lëshuan dje raketa në drejtim të Izraelit por nuk u raportua për dëme nga zyrtarët hebrej.

FOTO GALERI
2/3
Zhvillimi vjen një ditë pasi ushtria izraelite vrau nëntë palestinezë në një prej bastisjeve të tyre në Bregun Perëndimor, duke shtuar gjasat për vijim të sulmeve të hakmarrjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA