Babai i shëndetshëm 47 vjeçar vdes papritur nga ataku kardiak gjatë vrapimit të mëngjesit (fotot)

27/01/2023 21:28

Doktorët në Australi po bëjnë thirrje për më shumë testime të zemrës pasi një burrë i shëndetshëm e i stërvitur, baba i pesë fëmijëve, ka vdekur papritur gjatë një vrapimi mëngjesi nga ataku kardiak.

47 vjeçari ishte duke u stërvitur për një ndeshje bamirësie kur u godit nga ajo që doktorët thanë se ishte fillimisht një atak kardiak i pashpjeguar. Burrit një javë më parë i ishte thënë se kishte shanse shumë të vogla që kjo të ndodhte.

E veja e Ben Beale, Sarah tha se bashkëshorti i saj ishte “i stërvitur” dhe nuk e kuptonte se përse doktorët kërkonin që ai të bënte testime të gjakut e zemrës.

Studiuesit e Institutit Kardiak Victor Chang po punojnë me zonjën Beale për t’u siguruar që “vdekja e Ben të mos bëhet thjesht një tjetër statistikë”.

Ajo tha: “Çka i ndodhi Ben mund t’i ndodhë kujtdo sepse ai ishte në formë shumë të mirë dhe nuk e kisha idenë se vuante nga një tip kolesteroli që të merr jetën”.

Autopsia tregonte se i ndjeri kishte një masë të akumuluar kolesteroli të njohur si lipoprotein (a), ose ndryshe Lp(a).

Profesor Jason Kovacic, tha se ky lloj kolesteroli mund të ketë kontribuar në atakun kardiak.

Ndërsa autopsia refuzonte idenë se Beale vdiq nga një atak kardiak ‘i vetëm’ pasi sipas tyre kishte shenja se kishte kaluar të tillë edhe më parë e se një pjesë e zemrës nuk funksiononte. Shifrat e vdekjeve te papritura janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA