Shefja e diplomacisë amerikanë në Tiranë ka ngjitur shkallët e Gjykatës Kushtetuese paraditen e kësaj të premteje.

Ky është takimi i parë i saj në këtë Gjykatë, tashmë të plotësuar me nëntë anëtare dhe është në kuadër të takimeve të herë pas hershme që Yuri Kim zhvillon me institucionet e reja të drejtësisë shqiptare.

Shpesh herë e kemi parë atë të vizitojë ambientet e SPAK, ndërsa prej vitesh Kim ka qenë një “zë” i fortë sa i takon plotësimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Ende nuk dihet se për çfarë po diskutohet brenda në takim, ndërsa do të jetë vetë Kim që do të zbardhë detaje.

Top Channel