22/11 23:29
Qamile Mara nga fshati Ferras i Kuçovës në letërnjoftimin e saj mban datëlindjen 19 gusht të vitit 1909.
Mosha 114 vjeçare e nënë Qamiles i ka bllokuar asaj pensionin që duhet të merrte në janar.
Vetë nënë Qamilja thotë se është më e vogël nga sa e tregon regjistrimi i vitit 1909.
Por sipas ligjit kushdo që kalon moshën 100 vjeçare duhet të kalojë në një proces verifikimi.
Gruaja që me dokumente ka jetuar mbi një shekull thotë se njeriu nuk ngopet kurrë se jetuari.
Ndërkohë, Top Channel mëson se pensioni i ka kaluar sot të moshuarës.
Top Channel