
Si për shumë të tjerë, edhe për Shkëlzen Berishën , djalin e ish kryeministrit Berisha, kapërcimi i dyerve të SPAK nuk ishte i qetë.
Pavarësisht se doli pa avokat para hetuesve të Gërdecit, duket se më tepër se hija e Prokurorisë së Posaçme, deklaruesi i ngatërroi hyrjet për një shkak tjetër, atë të dosjes Gërdeci që në prag të 15-vjetorit të tragjedisë me 26 të vdekur vazhdon të kërkojë çdo përgjegjës të dyshuar.
Është ky dokument i përcjellë me faks nga zyra e Aldo Bumçit të atë kohë ministër drejtësie që gjatë një komunikimi me kolegun Fatmir Mediu për fabrikën e demontimit, në krye të saj u shënua me shkrim dore emri i Shkëlzen Berishës.
Një detaj i tillë qartësisht e vë në pozitë të parehatshme djalin e ish kryeministrit. Ndonëse secili nga protagonistët e pyetur midis tyre dy ish ministra këmbëngulin për një shkresë të falsifikuar, kurse një sekretare thotë se djali i ish-kryeministrit e ka vizituar Ministrinë e Drejtësisë në atë periudhë.
Berisha: Prokuroria duhet t’i thojë publikut se e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim. Në origjinal nuk ka asnjë shënim të tillë.
Anila Hoxha: Një sekretare ka thënë se ju ka parë në atë kohë në Ministrisë së Drejtësisë
Berisha: Kam qenë por jo për fabrikën, kam takuar miq aty
Dëshmia e Shkëlzen Berishës është e rëndësishme mbasi nga njëra anë prokurorët po shfrytëzojnë orët e fundit për të dorëzuar të akuzuar Fatmir Mediun në gjykatën antikorrupsion, por ndërkohë përmendet se Mediu dhe Shkëlzen Berisha kanë komunikuar bashkë.
Berisha: Kemi komunikuar, po kjo s’do të thotë që ishim ortakë apo diçka tjetër.
Nga ana tjetër SPAK ka veçuar hetimet për akuzat e trafikut të municioneve dhe pastrimit të parave dhe Shkëlzen Berisha është pyetur edhe për këtë gjë.
Anila Hoxha: A mendoni se është hetuar siç duhet Gërdeci?
Berisha: Nuk mund ta them se s’jam ekspert, por është politizuar së tepërmi
Hoxha: A ndiheni të rrezikuar nga SPAK?
Berisha: Aspak!
Top Channel