Prej dy ditësh qytetari Nasi Xhoxhi rezulton i zhdukur.
Mësohet se Xhoxhi, 78 vjeç kishte shkuar për peshkim në plazhin e Semanit e nuk është kthyer më.
Familjarët kanë gjetur në vendin ku peshkonte automjetin e tij, rrjetën e peshkut dhe disa sende personale, por pa mundur të identifikojnë vendndodhjen e 78 vjeçarit.
Ata kanë kërkuar përgjatë gjithë bregut deri në Vlorë, ndërsa tani kërkojnë ndihmën e shtetit për të gjetur të moshuarin.
Sipas djalit të Xhoxhit ky i fundit shkonte shpesh për të peshkuar në këtë zonë, ndërsa për ta është e vështirë ta gjejnë vetë pasi në brendësi të detit ka bunkerë dhe gropa thithëse.
Fier/Informacion paraprak
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.
Top Channel