Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore dëborë
26/01/2023 07:59
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme sot.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore.
Në zonat malore reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në det të forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -1 deri 3°C
në zona e ulëta 1 deri 12°C
në zona bregdetare 2 deri 12°C.
Top Channel