Operacioni anti-drogë në Itali, Reagon Bledi Çuçi: Sukses i skuadrave të përbashkëta hetimore Shqipëri-Itali! Të vendosur për të goditur krimin

26/01/2023 18:40

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit anti-drogë të zhvilluar në bashkëpunim mes drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane, gjatë të cilit u sekuestruan 120 kg kokainë e pastër dhe 15 kg heroinë.

Çuçi ka vlerësuar punën e përbashkët të autoriteteve shqiptare dhe italiane për goditjen e këtij grupi kriminal që transportonte dhe shiste drogëra të ndryshme si dhe është shprehur se hetimi është kryer me profesionalizëm nga skuadra e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ministri tha se Policia e Shtetit ka fituar besimin e partnerëve ndërkombëtarë në vendosmërinë për të goditur krimin.

Reagim i MB, Bledi Çuçi

Finalizimi i operacionit për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve që çoi në arrestimin dhe procedimin e dhjetëra personave brenda e jashtë vendit, është një tjetër sukses i punës së Skuadrave të Përbashkëta Hetimore Shqipëri-Itali. Një punë e kryer mirë e me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë. Vetëm në dy vitet e fundit policitë tona janë përfshirë në 52 Skuadra të Përbashkëta Hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me vendet e tjera europiane. Kjo dëshmon besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë tonë për të goditur krimin. Përgëzime për Policinë e Shtetit, veçanërisht për efektivët që morën pjesë në këtë operacion, SPAK, Policinë dhe Prokurorinë italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA