India ka shfaqur sot forcën e saj ushtarake me parakalime tankesh e fluturime avionësh në qendër të New Delhi, për të shënuar Ditën e Republikës.
Parada e përvitshme përfshinte gjithashtu numra akrobacie nga motoçiklistë, parakalim gamiljesh dhe kërcime tradicionale të koreografuara.
Dita indiane e Republikës shënon miratimin e kushtetutës së vendit, kur fuqia në rritje aziatike përballej me sfida të mëdha, dhe plotëson ceremonitë e ditës së pavarësisë nga rendi kolonial britanik.
Ajo mbahet në bulevardin kryesor të epokës koloniale mes ndërtesave më të rëndësishme të qeverisë nacionaliste të kryeminiistrit Narendra Modi.
“Është dita e 74-rt e Republikës dhe e gjithë India i ka sytë këtu. Ka vizitorë nga i gjithë vendi” tha Sachin Natmal, nga Karnataka në jug të vendit.
Ai shtonte: “Unë kam ardhur çdo vit për të parë paradën dhe çdo herë më emocionon”.
Top Channel