
23/02 22:38
Një mesfushor brazilian për Flamurtarin. Klubi vlonjat vijon të punojë për t’u përforcuar në merkato, teksa afrimi i radhës është braziliani Luis Carlos, i njohur ndryshe si Luisinho.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat, që ka prezantuar zyrtarisht 24-vjeçarin, i cili në tre vitet e fundit ka qenë pjesë e Oliveirenses në Portugali, ndërsa më herët ka luajtur në ligat e ulëta braziliane.
Kujtojmë që gjatë merkatos së janarit Flamurtari ka firmosur edhe me Fabian Beqjan, ish mbrojtës i Teutës, si dhe sulmuesin Emannuel Mensah.
Flamurtari pozicionohen në vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe synojnë të rikthehen sërish në elitën e futbollit shqiptar, pas tri vitesh mungesë./ Super Sport
Top Channel