42 vjeçarja arrestohet për skemën e ‘helmimit nga ushqimi’ në rezortet spanjolle për prishjen e reputacionit dhe dëmshpërblim (fotot)

26/01/2023 16:48

Një britanike qe jeton ne Spanje ishte sot mes tetë të akuzuarve për një skemë mashtrimi prej “helmimit nga ushqimi” në rezortet bregdetare spanjoll, ku turistëve u ishte mësuar “të shtriheshin përtokë që të pretendonin dëmshpërblim”, por në fakt ishte një skemë e gjerë prishjeje të reputacionit të turizmit.

Laura Holmes Cameron kishte vepruar si organizatore e mashtrimit me të vëllanë, Marc Cameron Grimstead, skemë të cilën e kishin kryer me pretendimet e rreme në disa hotele ‘paketash’ të njohura turistike në Majorca.

Nuk dihen qëllimet e vërteta të skemës së nisur prej vitit 2018, por detektivët thonë se mashtrimi dashakeq i ka kushtuar më shumë se 10 milionë euro industrisë turistike në Spanjë.

Holmes Cameron, e lindur në Britani dhe pronare e një bari në Magaluf të Spanjës, është në gjyq tashmë bashkë me të vëllanë dhe gjashtë bashkëpunëtorë të dyshuar të cilët bindnin turistët të ngrinin ankesat e tyre zyrtare për dëmshpërblim.

Të dyshuarit akuzoheshin si një bandë e organizuar përfitimi, me anë të një kompanie spanjolle sondazhesh që ata kishin krijuar, të quajtur  Elite Project Marketing SL.

Akuza thoshte: “Banda e specializuar merrte detajet personale të turistëve britanikë që vinin në hotelet turistike në Majorca, duke i bindur të bënin pretendime dëmshpërblimi te agjencitë në Britani”.

Detektivët spanjollë thonin se vlera e dëmit financiar të hoteleve spanjolle nga skema kalonte 10 milionë euro.

Tetë të dyshuarit akuzohen për mashtrim, grup kriminal dhe dëme të industrisë vendase.

Gjykatësit thanë se në një prej rasteve 38 nga rreth 800 pushues në rezortin Club Mac Alcudia ishin bindur të depozitonin pretendime të rreme dëmshpërblimi duke “kërkuar asistencë mjekësore të rreme”.

Mashtruesit kontaktonin me pushuesit pasi përftonin detajet e tyre personale me mënyra ilegale  ose nga agjencia e tyre fiktive për “hulumtim tregu”.

Pas arrestimit të Holmes Cameron, u zbulua gjithashtu se në barin e saj në Magaluf turistët filmoheshin duke kryer akte seksuale dhe ekzagjerime të tjera që kanë njollosur emrin e britanikëve që vijnë për pushime në Spanjë.

FOTO GALERI
2/7
Të dyshuarit akuzoheshin si një bandë e organizuar përfitimi, me anë të një kompanie spanjolle sondazhesh që ata kishin krijuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA