Kancelari gjerman, Olaf Scholz konfirmoi lajmin se vendi i tij do të nisë drejt Ukrainës tanket Leopard të shumëkërkuara prej saj.
Në fazën e parë, drejt vendit të përfshirë prej 11 muajsh tashmë nga konflikti, do të dërgohen 14 tanke të tilla nga rezervat e Bundesëehrit. Qëllimi është që bashkë me partnerët e tjerë “të grumbullohen sa më parë dy batalione tankesh Leopard 2, dhe në total, të dërgohen 90 tanke. Scholz ka thënë se, se ky vendim është “rezultat i këshillimeve intensive që janë zhvilluar me partnerët më të ngushtë europianë dhe ndërkombëtarë të Gjermanisë”.
“Ky vendim ndjek vijën e njohur politike gjermane për ta mbështetur Ukrainën me të gjitha fuqirë. E rëndësishme për ne është që në këtë proces, merr pjesë edhe partneri më i rëndësishëm i NATO-s, SHBA-ja“- shprehet Scholz.
Berlini ia kishte vënë si kusht Washingtonit se do t`i niste tanket e tij ‘Leopard 2’ vetëm kur Shtetet e Bashkuara ta furnizojnë Ukrainën me tanket e tyre të avancuara “Abrams”, dhe Reuters thotë se Amerika po pajtohet me këtë ide. Gjermania, do të lejojë edhe vende të tjera si Polonia, të nisin tanke gjermane me synimin të ndihmohet Kievi në luftën e tij kundër agresionit rus.
Kontratat e eksportit parashikojnë që duhet të japë një herë ajo dritën jeshile përpara se të bëhet kalimi i tyre drejt vendeve të treta. Kievi, i cili që nga fillimi i konfliktit ka përdorur tanke të prodhimit sovjetik, kërkon prej muajsh tanke perëndimore, të cilat i përshkruan si të dosmosdoshme, për t’u siguruar trupave ukrainase fuqinë e zjarrit dhe lëvizshmërinë për të thyer mbrojtjen ruse, e për të rimarrë ato pjesë të pushtuara të territorit në lindje dhe jug të vendit.
Top Channel