Policia është në kërkim të një çifti të zhdukur dhe foshnjës së tyre të porsalindur ku beson se ata kanë fjetur në një tendë në temperatura nën zero.
Oficerët janë përpjekur të gjejnë Constance Marten, 35 vjeç dhe Mark Gordon, 48 vjeç, që kur makina e tyre u prish në M61 pranë Boltonit më 5 janar, duke marrë flakë.
Policia thotë se ata hynë në një Argos në Whitechapel, në lindje të Londrës, dy ditë më vonë për të blerë pajisje kampingu. Sipas tyre 48-vjeçari shkoi vetëm dhe bleu dy çanta të mëdha me sende, duke përfshirë një tendë blu për dy persona, çanta gjumi dhe dy jastëkë.
Detektivi Lewis Basford tha se është i shqetësuar për foshnjen e porsalindur, pasi është ekspozuar ndaj tempreraturve shumë të ftohta dhe mund të jetë në rrezik për jetën.
35-vjeçarja besohet se mund të ketë lindur vetëm një ose dy ditë para zjarrit ndërsa nuk ka marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka shtuar kërkimet, ndërsa raportohet se për herë të fundit ata janë parë më 7 janar ku morën një taksi.
Top Channel