Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Breshias të Italisë, ku një 15-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga treni, teksa po kalonte shinat në stacionin hekurudhor Chiari.
Përplasja e fortë ka ndodhur nën sytë e tmerruar të bashkëmoshatarëve, të cilët kanë lajmëruar shërbimet e urgjencës, por pasojat kanë qenë fatale, pasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ai ishte i vetmi në grupin shoqëror të tij që kishte tentuar gjestin ekstrem, ndërsa miqtë i thanë hetuesve se kishin vendosur të merrnin nënkalimin, por ai u hodh në shina.
Në vend ndodheshin edhe zjarrfikëset, ndërsa linja u bllokua përkohësisht.
Familjarët e tij erdhën po ashtu në vendngjarje. Ata jetonin jo shumë larg stacionit të Chiarit, dhe janë të tronditur bashkë me miqtë e tij. Të gjithë e njihnin 15-vjeçarin. Ai ndoqi një shkollë të mesme në qytet dhe luante në ekipin lokal të futbollit, raporton media italiane nanopress.
Top Channel