Pakistani në errësirë/ 220 milionë njerëz pa energji elektrike! (foto)

23/01/2023 10:36

Pakistani pësoi një ndërprerje të madhe të energjisë  pas një problemi në rrjetin e tij kombëtar të energjisë elektrike, tha ministria e energjisë.

Energjia mungonte në të gjitha qytetet kryesore të vendit, duke përfshirë qytetin më të madh Karaçi, kryeqytetin Islamabad si dhe Lahore dhe Peshawar.

Në një deklaratë ministria e energjisë tha se rreth orës 07:30 me orën lokale rrjeti “përjetoi një humbje të frekuencës, që shkaktoi një rënie të energjisë”, duke shtuar se “puna e shpejtë” po bëhej për të ringjallur sistemin.

Ai tha se disa pjesë të rrymës janë fikur brenda natës sepse kërkesa për energji gjatë dimrit ishte më e vogël se në verë, kur pjesa më e madhe e vendit përjeton temperatura shumë të larta dhe njerëzit përdorin ajër të kondicionuar dhe ventilatorë.

Në të gjithë vendin, semaforët janë të fikur, rrugët, shtëpitë janë pa drita.

Megjithatë, spitalet dhe industritë më të mëdha kanë gjeneratorë të mëdhenj.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA