![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/p1dtunqg_tom-homan-pope-francis-_625x300_25_January_25_hd-800x450.jpg)
11/02 23:05
BE-ja ka rënë dakord të dërgojë 500 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë.
Hungaria miratoi vendimin, pasi kishte bllokuar më parë paketën, por sinjalizoi kundërshtimin e saj ndaj më shumë sanksioneve dhe në veçanti ndaj atyre që do të kufizonin bashkëpunimin e saj me Moskën në energjinë bërthamore.
Sipas një prej diplomatëve të saj 45 milionë euro të tjera për “pajisje jo-vdekjeprurëse” do të jenë pjesë e misionit të trajnimit ushtarak të BE-së për Ukrainën.
Top Channel