38 të kërkuar për terror arrestohen mes emigrantëve në kufirin jugor të SHBA, tre muajt e fundit (fotot)

23/01/2023 17:51

Zyrtarët kufitarë në jug të SHBA kanë ndaluar dhjetra të kërkuar me akuza federale terrori në fund të vitit 2022 — teksa një numër rekord ishin kaluar gjithashtu në 12 muajt që përfunduan më 30 shtator të vitit të kaluar, njoftonin autoritetet.

Sipas zyrës së Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA  38 njerëz u identifikuan si terroristë, terroristë të dyshuar apo më lidhje me të sipërpërmendurit, të cilit ishin ndaluar duke tentuar të hyjnë në SHBA, që prej tetorit.

Ndërsa në vitin fiskal 2022, ata kishin ndaluar 98 njerëz emrat e të cilëve ishin në listën e mbikëqyrjes terroriste, teksa përpiqeshin të hynin ilegalisht në SHBA.

Lista është krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, dhe përfshin terroristë që nuk janë qytetarë të SHBA, sipas FBI, po tashmë është zgjeruar për të përfshirë dhe të dyshuar si terroristë dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Rritja dramatike e numrit të të dyshuarve vjen teksa emigracioni ilegal në vend vijon të shumëfishohet sipas politikave të administratës së Joe Biden.

Shifrat zyrtare tregojnë 251,487 kalime në kufi — hera e parë që numri kalon 250,000.

Shifrat nuk përfshijnë “të arratisurit” — emigrante të cilët pikasen nga patrullat ose kamerat, por nuk arrijnë të ndalohen pas kalimit të kufirit.

Burime të rrjetit Fox News thonin në fundjavë se ‘të arratisurit’ arrinin në 1.2 milionë “që prej ardhjes në pushtet të Biden, gjysma e të ciëlve vetëm në 2022.

Në 2022, autoritetet amerikane kanë numëruar 2.2 milionë njerëz në kufirin jugor, një shifër katër herë më e madhe se ajo e vitit 2020.

Biden po përballet me presion në rritje për zgjidhjen e krizës në kufi, madje edhe nga anëtarë të partisë së tij.

Ndërsa guvernatori republikan i shtetit të Texas, Greg Abbott, ka dëgjuar qindra emigrantë me autobusë në qytete si  New York City e Washington, DC, për të shtuar presionin ndaj liderëve demokratë për shtrëngimin e kufirit.

FOTO GALERI
2/3
Guvernatori republikan i Texas, Greg Abbott, ka dëgjuar qindra emigrantë me autobusë në qytete si New York City e Washington, DC, për të shtuar presionin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA