29/12 17:57
Disa plazhe të njohura në Sidnei janë mbyllur pasi peshkaqenët sulmuan një delfin në ujërat afër qytetit.
Të paktën dy peshkaqenë u vunë re në zonën Shelly Beach, në veri të Sidneit, pas sulmit dhe autoritetet mbyllën të gjitha plazhet aty pranë si një masë paraprake.
Edhe festivalet janë anulluar.
Rojet e shpëtimit larguan njerëzit nga uji pas sulmit, i cili ndodhi rreth orës 07:00 me orën lokale të së shtunës dhe u kërkuan njerëzve të mos hynin në ujë derisa të konsiderohej i sigurt.
Delfini ndërroi jetë në ujërat e cekëta ndërsa nuk ishte ende e qartë nga lëndimet e marra në sulm apo jo.
Vdekjet njerëzore nga sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në Sidnei, me vetëm dy në 60 vitet e fundit.
Top Channel