Kryeministri Edi Rama bëri homazhet për katër viktimat e “21 Janarit”, ndërsa u takua edhe me familjarët e tyre në Kryeministri.

Ai shprehet se homazhet në 12-vjetorin e ngjarjes ndodhën ndërsa presin që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërsa thekson se një fakt i ri  ka dalë në dritë.

“Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrëqethës sapo ka dalë në dritë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në 21 Janar 2011 opozita socialiste kishte thirrur një protestë pas publikimit të një video në emisionin Fiks Fare,  ku Ilir Meta atë kohë zëvendës kryeministër, në qeverinë Berisha shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti. Protestuesit u përballën me plumbat e Gardës së Republikës, ku krahas Aleks Nikës mbetën të vrarë edhe Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtajt.

Të vetmit të dënuar për këtë krim të 12 viteve më parë janë ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg. Vrasja e Aleks Nikës, 12 vite më pas vijon të mbetet pa autor.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA