​Rritje e ndjeshme e numrit të vetëvrasjeve në Japoni

21/01/2023 08:58

Vetëvrasjet në Japoni po rriten për herë të parë në 13 vjet, me një rritje të rasteve që përfshijnë burra që luftojnë me vështirësi ekonomike, probleme shëndetësore si dhe problemet e përkeqësuara nga përhapja e pandemisë Covid-19 në tre vitet e fundit.

Sipas të dhënave paraprake nga ministria japoneze e Shëndetësisë, 21 854 vetëvrasje kanë ndodhur në vitin 2022, rreth 600 më shumë se një vit më parë.

Pothuaj 14,543 vdekje përfshijnë meshkujt, veçanërisht grupmoshën midis 40 dhe 60 vjeç, mes atyre që e kanë gjetur veten pa punë, por edhe pensionistë të prekur nga vështirësitë ekonomike për shkak të rritjes së fundit të kostos së jetesës.

Nga ana tjetër, rastet me femrat janë ulur në mënyrë margjinale, në 7041, megjithëse më të larta me 1 000 njësi në nivelet para pandemisë.

Numri i vetëvrasjeve në Japoni është në rënie prej dhjetë vitesh radhazi deri në vitin 2019, kur janë regjistruar 20.169 raste, por që nga fillimi i urgjencës shëndetësore, trendi ka shënuar një rritje të konsiderueshme.

Konkretisht, tek të papunët thuajse u dyfishua numri i personave që u vetëvranë në 1 038, ndërsa tek ata që përfitonin pension apo ndihmë sociale u rrit në 5 347.

Ndër arsyet më të shpeshta që çojnë në bërjen e gjestit ekstrem janë edhe ndërlikimet e shëndetit dhe mosmarrëveshjet në familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA