Turqi/ Banorët mbeten të habitur, një re e pazakontë shfaqet në qiell

20/01/2023 12:25

Banorët e Bursës së Turqisë janë përballur së fundmi me një surprizë kur një re e çuditshme rozë është shfaqur në qiell.

Reja u shfaq në lindjen e diellit dhe kishte një vrimë të madhe në mes, me një formë të veçantë që disa e krahasonin me një lente kamerash dhe të tjerët me një UFO.

Reja është fotografuar mbi Qendrën e Arsimit të Hapësirës Ajrore Gokmen (GUHEM) në Bursa dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Këto janë re që formohen kur ajri është i qëndrueshëm dhe erërat fryjnë mbi kodra dhe male nga i njëjti drejtim në lartësi të ndryshme nëpër troposferë.

Retë janë të njohura për pamjen e tyre të lakuar, si një disk fluturues dhe zakonisht gjenden në lartësi rreth 1,950-5,000 metra. Këto re të çuditshme dhe të panatyrshme formohen ndonjëherë për shkak të kodrave ose maleve.

Ato ngjajnë shumë me formën tradicionale të disqeve fluturuese fantastiko-shkencore dhe retë aktuale besohet të jenë një nga shpjegimet më të zakonshme për pamjet e UFO-ve në mbarë botën. Retë e përmendura janë një shenjë e dukshme e valëve malore në ajër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA