Babë e bir janë vënë në pranga, pasi në lokalin e tyre iu gjet e fshehur një armë zjarri dhe municion luftarak.

36-vjeçarit me inciciale M. H. dhe 67-vjeçarit S. H., banues në Tiranë, gjatë kontrollit policor të koduar “Night” në lokal iu gjet arma e fshehur.

Materialet e gjetura u sekuestruan, ndërsa Prokurorisë po merret me veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.

Mbanin të fshehur një armë zjarri, në magazinën e lokalit të tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se dy shtetas mbanin armë zjarri, në lokalin e tyre, në rrugën “Astrit Losha”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 36 vjeç dhe S. H., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në magazinën e lokalit të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA