Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura shqiptare janë nisur drejt Kosovës, për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.

Kurse Ministria e Mbrojtjes thekson se janë të gatshëm të ndërhyjnë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.

“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.  Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.  Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Top Channel