Numri i yjeve që njerëzit mund të shohin me sy të lirë është zvogëluar në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit.
Shkaku është “Skyglow” nga ndriçimi artificial, shkëlqimi i të cilit është rritur çdo vit që nga viti 2011.
Dr Christopher Kyba, një shkencëtar nga Qendra Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat në Potsdam, tha për BBC: “Pamja jonë e yjeve po zhduket”.
Pas 12 vitesh astronomët amatorë dhe shkencëtarët dolën natën për të numëruar yjet dhe vihet re dukshëm ndryshimin në dukshmërinë e yjeve.
Kështu shkencëtarët thonë se një fëmijë i lindur në një zonë ku shiheshin 250 yje, ndoshta do të shihte më pak se 100 yje në të njëjtin vend 18 vjet më vonë.
Duke parë imazhet dhe videot e Tokës nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor gjatë natës, njerëzit në përgjithësi shokohen nga ‘bukuria’ e dritave të qytetit, sikur të ishin dritat në pemën e Krishtlindjes.
“Ata nuk e kuptojnë se këto janë imazhe të ndotjes. Është si të admirosh bukurinë e ngjyrave të ylberit që benzina prodhon në ujë dhe të mos e pranosh që është ndotje kimike”, theksuan studiuesit.
Ndotja nga drita nuk pakëson vetëm pamjen tonë për yjet. Është treguar se ndikon në shëndetin e njeriut dhe prish modelet e gjumit. Ajo gjithashtu ndikon në sjelljen e disa kafshëve të natës, me një studim të fundit që e lidh atë me rënien e insekteve lokale .
Top Channel