Pas vizitës në Prishtinë, emisarët ndërkombëtarë shkuan në Beograd, ku u takuan me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se Vuçiç, gjatë bisedimeve “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.
“Kemi pasur një diskutim intensiv, të vështirë, por edhe të hapur, dhe ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha Lajçak.
“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit”, tha ai.
Ndërsa takimin në Prishtinë me Kurtin, po këtë të premte ai e cilësoi si të gjatë, jo i lehtë, por i sinqertë dhe i hapur
Veç Lajçakut, në takimet në Prishtinë e Beograd, morën pjesë edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.
Top Channel