Lezha ka pasur reshje me intensitet të ulët deri në mesatar, të cilat kanë vijuar gjatë natës.

Situata është më e qetë, krahasuar me një ditë më parë. Në dy lagjet e qytetit dhe disa rrugë uji është tërhequr por duke lënë shumë dëme pas, sidomos në bizneset e kateve të para apo dhe tek tregu industrial i qytetit.

Gjithashtu vijon të ketë probleme me furnizimin e energjisë elektrike në disa fshatra si edhe një pjese e qytetit.

Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është kuota kritike, nga mbrëmë kemi një rënie të nivelit me 0.3 m. Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë.

Kuota  e lumit Drin ka rënë duke kaluar në kuota normale, ndërkohë dhe sot shkollat vijojnë të jenë të mbyllura.

Lezha ka ulje të temperaturave dhe reshje dëbore në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA