Një shtetas është rrëmbyer dhe dhunuar gjatë orëve të parë të mëngjesit në Sarandë.

Gentian Omeri është mbajtur me forcë në automjet nga pesë persona që dyshohet se e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë lanë në rrugë të plagosur rëndë.

Ai është gjetur nga policët në rrugën e fshatit Xarrë dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tri orë më vonë, Pjetër Ndoj, 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), vëllai i tij Astrit Ndoj, 21 vjeç, dhe u shpall në kërkim dhe vëllai tjetër Alfred Ndoji. Në pranga kanë rënë dhe 2 djemtë e shtetasit Astrit Ndoji, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj.

Dyshohet se të dyshuarit kanë planifikuar dhe organizuar rrëmbimin dhe dhunimin e Gentianit dhe shkak kanë qenë motive banale.

Policia ka arrestuar 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA