Një zyrtare e lartë e OKB-së beson se po bëhet përparim drejt anulimit të disa ndalimeve për pjesëmarrjen e grave në jetën publike në Afganistan.
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Amina Mohammed ka qenë në Kabul për një vizitë katër-ditore për t’i nxitur talebanët të rishqyrtojnë.
Duke folur për BBC në fund të udhëtimit të saj, zonja Mohammed tha se shumica e zyrtarëve të lartë talebanë që ajo takoi ishin gati të angazhoheshin për të drejtat e vajzave dhe grave.
Megjithatë, ajo i përshkroi bisedimet si të vështira.
Zonja Mohammed kritikoi gjithashtu komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë shtetet e tjera islamike, për mos angazhimin në këtë çështje.
Që nga rimarrja e kontrollit të vendit vitin e kaluar, talebanët kanë kufizuar vazhdimisht të drejtat e grave – pavarësisht se premtuan se sundimi i tij do të ishte më i butë se regjimi i parë në vitet 1990. Gratë u ndaluan të punojnë për organizatat joqeveritare, shkollat e mesme për vajza mbeten të mbyllura në shumicën e provincave, ndërsa gjithashtu janë penguar të hyjnë në parqe dhe palestra, mes vendeve të tjera publike.
Top Channel