
Ekskluzive/ Obsesioni i Farage me shqiptarët, babai i Brexit për Top Channel: Shqiptarët e këqinj i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta
01/07 19:34
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka bërë një deklaratë së fundmi, ku ndër të tjera ka theksuar se Koreja e Veriut po furnizon me armë ushtrinë Wagner.
Jo vetëm kaq por Kirby ka bërë edhe një thirrje. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar Koresë së Veriut që të mos vazhdojë më.
SHBA nga ana tjetër, po transmeton prova se po i dërgohen armatim grupit mercenar rus. Por si ka reaguar Koreja e Veriut nga ana tjetër? Thjesht e ka mohuar furnizimin me armë nga Wagner.
Kirby më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta konsiderojnë Wagner si një Organizatë Kriminale Transnacionale
Top Channel