“Vuçiç është Putin i Vogël”, presidenti serb në Davos: Koment cinik, s’ kemi sulmuar askënd dhe nuk do të ndodhë!

19/01/2023 21:30

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i quajti cinike komentet negative ndaj tij, duke e krahasuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai u shpreh se Serbia deri më tani nuk ka sulmuar asnjë vend dhe nuk do ta bëjë.

“Zgjerimi i Horizonteve të Europës” ishte paneli i zhvilluar sot në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror 2023, në Davos, me të ftuar Kryeministrin Edi Rama, Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola, Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, si dhe Kryeministrin e Irlandës Leo Varadkar.

Si mundet Komuniteti i ri Politik Evropian të ndihmojë Bashkimin Evropian dhe fqinjët e tij të forcojnë peizazhin e sigurisë së kontinentit mes ndryshimeve më të gjera gjeopolitike – ishte tema e diskutimeve, nën moderimin e gazetarit të Politico-s Jamil Anderlini.

Vuçiç: Ndërkohë që po dëgjoja gjatë 12 muajve të fundit, që Vuçiç është një “Putin i vogël”, mesa di ka pasur 1700 artikuj të ndryshëm në mediat botërore dhe deri më tani nuk kemi sulmuar askënd dhe nuk do të ndodhë, deri më tani është një koment cinik, ka qenë vetëm një koment brutal, ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës siç mbështesim atë të Serbisë. Nëse na pyesni, për ne Donbasi është i Ukrainës. Kur ju vendosni sanksione dhe ne i kemi përjetuar për 10 vite. Serbia është në krah të Kartës së Kombeve.

-Ju hezitoni me sanksionet, po me faktin që Vladimir Putin është kriminel lufte?

Vuçiç: Ka shumë udhëheqës evropianë që janë takuar dhe nuk më kanë informuar mua për bisedime, hera e fundit kur kam folur me të ka qenë për furnizimin me gaz të Serbisë dhe nuk isha shumë i lumtur me rezultatet e këtij takimi, por as i zhgënjyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA