“S’ka aksidente në kohë luftë”/ Zelensky: Rrëzimi i helikopterit, pasojë e konfliktit

19/01/2023 13:14

Edhe pse Ukraina nuk e pretendon hapur përfshirjen ruse në rrëzimin e helikopterit pranë Kievit që i kushtoi jetën 14 personave, përfshirë ministrin e Brendshëm, presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se “nuk ka aksidente në kohë lufte”. 

Zelensky i tha Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, se tragjedia ka qenë pasojë e konfliktit.

Aleatët duhet të sjellin shpejt armatime të tjera përpara një ofensive të re ruse. Koha që bota e lirë po përdor për të menduar, po shfrytëzohet nga shteti terrorist për të vrarë.

Kjo deklaratë e tij, u interpretua si kërkesë ndaj Gjermanisë që të nxitojë me dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë. Ka pasur raporte se Berlini nuk është i gatshëm t`i nisë këto pajise, nëse Shtetet e Bashkuara nuk zotohen për të dërguar në luftë tanket e tyre Abrams. Në ngjarjen e rëndë të një dite më parë vec ministrit të Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky dhe dy kolegëve të tij, humbën jetën edhe të mitur, pasi helikopteri u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh.

Ministria e Brendshme ka detyrë të rëndësishme në ruajtjen e sigurisë dhe menaxhimin e policisë në kohë lufte, ndaj vdekja e Monastyrskyt konsiderohet se do të jetë ndikim të madh mbi ekzekutivin në Kiev. Ai ka qenë figurë e njohur përgjatë luftës, pasi ka bërë shpesh përditësimin e numrit të viktimave të shkaktuara nga sulmet ruse, që prej nisjes së agresionit të Moskës shkurtin e vitit 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA