Situata në Shkodër/ 1100 hektarë tokë e përmbytur, ujësjellësi Oblika 1 jashtë funksionit
19/01/2023 18:35
1100 hektarë tokë është përmbytur në Shkodër, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.
Gjithashtu ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.55, me një rritje prej 20 cm, ndërsa kuota maksimale është 7.50 metër.
Niveli i Liqenit shënon 8.05 m me një rritje prej 10 cm, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm, pasi ka pësuar rritje me 5 cm nga ora 12.00.
Në rrugën e Obotit gjatë gjithë ditës ka operuar një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me katër forca të ushtrisë.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Top Channel