Shqipëria në krah të Kosovës/ Presidenti Begaj: Çdo agresion në Ballkan i shërben Rusisë

19/01/2023 12:15

Presidenti Bajram Begaj organizoi një pritje me ambasadorët e akredituar në Tiranë nga ku vlerësoi kontributin e vendeve të tyre në forcimin  e demokracisë në vendin tonë.

Një pjesë të fjalës së tij kreu i shtetit ia kushti zhvillimeve fundvitin  e shkuar në Kosovë.

“Nuk kam ndërmend të kaloj heshturazi mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh, prej provokimeve me barrikada në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse provokimi me barrikada të vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e  Kosovës nga ana e Serbisë, ka të bëjë me një logjikë agresioni të ngjashëm me skenarin në Ukrainë. Por një gjë është e qartë, çdo acarim në Ballkan i shërben shpërndarjes së vëmendjes dhe të forcës euroatlantike. Pra, i shërben agresorit”.

Në këto kushte, theksoi presidenti Begaj, Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar.

Top Channel