Shëndetësia nuk ka marrë pagat/ Vonesa për shkak të procedurës së thesarit në fillim të vitit

19/01/2023 15:22

Ndonëse ka kaluar më shumë se mesi i muajit janar mjekët, infermierët dhe sanitaret në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor.

Shpenzimet e vitit të ri por edhe vonesa e shkaktuar, ka krijuar vështirësi financiare në familjet e të gjithë punonjësve në qendrën spitalore universitare.

Një pjesë e mjekëve ata të cilët japin mësim në fakultetin e mjekësisë i kanë marrë pagat e tyre pasi paguhen nga universiteti.

Çdo vit të ri punonjësve në QSUT  u shkaktohen vonesa të pagave për shkak të procedurave burokrative që kryhen në thesarin e shtetit.

Drejtori i QSUT shpjegon se janë kryer të gjitha procedurat e pagave dhe pritet që ato të kalojnë në llogaritë personale të punonjësve.

Top Channel