Në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës/ Elvis Roshi është marrë në pyetje nga prokurorët për tenderat e bashkisë

19/01/2023 11:48

Mëngjesin e kësaj të enjte ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, u paraqit në dyert e SPAK i pa shoqëruar nga një avokat mbrojtës.

Për rreth 60 minuta ai qëndroi para hetuesve të SPAK ku u pyet si person që ka dijeni për rrethana që i vijnë në ndihme hetimit që po kryhet për abuzime me tendera publik në bashkinë e Kavajës në kohën që ky institucion drejtohej nga Roshi.

Prokurorja që po heton çështjen Enkeleda Minollaj ka kërkuar pyetjen e rreth 10 personave punonjës në bashkinë Kavajë të dyshuar apo që kanë dijeni për abuzimin me tenderat e dhëna nga ky institucion.

Pas daljes nga dyert e SPAK, Roshi refuzoi të përgjigjet për mediat mbi arsyen e mbërritjes para dyerve të prokurorisë së posaçme duke u kujdesur të mbulojë portretin e tij me çadër.

Roshi fitoi për herë të parë mandatin si kryebashkiak i Kavajës në vitin 2011 detyrë të cilin e mbajti deri në vitin 2016 kur mandate iu ndërpre për shkak të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, Itali. Për falsifikim ai u dënua nga gjykata e tiranës me 60 orë punë publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA