Reshjet e shumta të shiut në Lezhë kanë sjellë rritjen e nivelit të ujit në lumenj.
Sasia e reshjeve për 24 orë ka qenë mesatatarisht rreth 70 mm shi. Kuota lumit Drin është në nivelin +2.3 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënje të nivelit me rreth 0.40 m dhe ka tendencë për ulje pasi rrjeshjet e shiut momentalisht kanë pushuar.
Ndërsa kuota e lumit Mat ka rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 300 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 250 m³/s (350 m³/s më pak se raportimi i orëve të mëparshme, por pa krijuar probleme.
Deri tani ka prezencë uji në tokat bujqësore por pa krijuar përmbytje. Hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë:
-Hidrovori Balldren: -1.8 nga -1.5 kuota kritike;
-Hidorvori Tale: -05 nga -1 kuota kritike;
-Hidrovori Shllinza: -0.4 nga -0.5kuota kritike;
-Hidrovori Droje: -0.6 nga 0.0 kuota kritike;
– Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika.
Nga strukturat e Mergjenccave Civile të bashkisë Kurbin raportohet se aktualisht, situata është më e qetë, ndërsa probleme ka në fshatin Shullaz, njësisë administrative Milot, me rreth 3-4 banesa të rrethuara me ujë.
Shkarkimet nga Shkopeti dhe Fani, nuk kanë afektuar në rritje maksimale të Lumit Mat, dhe si pasojë, gjendja në Fushe-Kuqe është normale.
Bashkia Lezhë:
-Në lagjen Beslidhja është kthyer normaliteti, pas ndërhyrjeve të punonjësve të bashkisë dhe rënjes së nivelit të reshjeve.
Nga ana e bashkisë Lezhë janë kërkuar 50 forca ushtarake dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë të pajisura me varka dhe pompa për largimin e ujit.
Gjithashtu nga ana e bashkisë është kërkuar që me forcat xhenjere të ndërtohet një urë bejli, në vendin ku prurjet e mëdha kanë dëmtura atë, por nga verifikimi në vend ka rezultuar se të dy shpatullat e urës janë dëmtuar dhe mbi të nuk mund të ndërtohet.
Si pasojë e kësaj situate Kryetari i Bashkisë vendosi që të ndërtohen nga ana e bashkisë bazamentet ku do të vihet ura e bejlit, dhe pastaj të vihet me forcat xhenjere për ndërtimin e saj.
Rruga që lidh fshatin Mërçi me superstradën Lezhë- Balldre, është bërë e kalueshme, pasi ka ra niveli i ujit.
Bashkia Mirditë:
Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë, pasi reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët herë herë të mesem, por me tendencë rënie.
Lumi Fan është fryrë dhe po tenton gërryerjen e shtratit, por pa dalë prej tij.
Në shumicën e fshatrave të bashkisë Mirditë ka mungesë energjie elektrike, ndërsa grupet e punës së OSHE-së po punojnë për normalizimin e gjendjes.
Top Channel