SPAK thellon hetimet për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj.
Hetuesit kanë kërkuar shoqërimin e detyrueshëm të Ramazan Rrajës si person që ka dijeni për ngjarjen. Për këtë arsye janë ushtruar dy kontrolle në banesën e tij në Nikël si dhe është lëshuar urdhër për shoqërim të detyrueshëm por deri më tani nuk e kanë gjetur.
Top Channel mëson se kontrolle janë ushtruar dhe në Durrës ku janë shoqëruar dy persona.
Më herët policia kishte shpallur në kërkim Ramazan Rrahjen dhe dy miqtë e tij Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi të cilët dyshoheshin si persona që mund të kishin dijeni për masakrën te mbikalimi i Fushë Krujës ku u vra Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.
Por, pak javë më parë Ramazan Rraja u shoqërua në Policinë e Tiranës së bashku me mjetin e blinduar që drejtonte dhe pas disa orës u la I lirë.
Për tentativën e vrasjes së ish prokurorit ku humbi jetën shoferi i tij i dyshuar si autor vijon të mbahet Redian Rraja.
Top Channel